Libi, banditë pushtojnë Ministrinë e Drejtësisë

30/04/2013 21:00

Persona të armatosur, të pajisur me kamiona ushtarakë dhe armë të rënda, disa prej të cilëve me armë anti-ajrore, sulmuan e pushtuan pasditen e së martës Ministrinë Libiane të Drejtësisë.

Lajmi u komunikua nga ministri Salah al-Marghani. Ai saktësoi se pasi shtinë në dorë institucionin, militantët i kërkuan stafit që të largohej nën kërcënimin e armëve.

Tentativat që ministri kërkoi të bënte për të negociuar dështuan, ndërsa aktualisht, edhe Ministria e Jashtme në Tripoli mbetet prej tre ditësh e rrethuar nga banditë të armatosur.

Qëllimi i militantëve është që të shtrëngojnë Parlamentin Libian, të miratojë një ligj, i cili do të pengojë të gjithë personat e lidhur me regjimin e Gaddafit nga mbajtja e pozicioneve zyrtare.

Libia mbetet e përfshirë nga kaosi dhe mungesa kronike e rendit që prej revolucionit të 2011-s, i cili i dha fund regjimit 42-vjeçar të kolonel Gaddafit, por ndikoi edhe në përhapjen e gjerë të armatimeve ushtarake në duart e popullsisë e bandave të armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA