Hollandë, betohet mbreti i ri Willem Alexander

30/04/2013 00:00

Mbretëresha Beatrix e Holandës i ka dorëzuar fronin të birit, princit Willem Alexander, i cili ka bërë betimin si monarku i ri i vendit të tulipanëve.

Mbretëresha Beatrix, 75 vjeç, firmosi në mëngjes instrumentin e abdikimit në Amstërdam pas 33 vitesh në fron. Williem Alexander, 46 vjeç, është bërë kështu mbreti i parë i vendit që prej Willem-it III, që vdiq në vitin 1890.

Turma të mëdha njerëzish, të veshur me ngjyrën portokalli, kanë mbushur rrugët e kryeqytetit duke i bërë homazhet e tyre mbretëreshës dhe djalit të saj.

Beatrix njoftoi planin e saj për t’u tërhequr në Janar, duke thënë se djali i saj ishte gati të merrte nën kontroll mbretërinë dhe se ishte koha që froni të mbahej nga një gjeneratë e re.

Lëshimi i fronit u bë në një ceremoni të shkurtër në Pallatin Mbretëror. Më pas Willem Alexander është betuar në Nieuwe Kerk, një kishë e pamandatuar.

Bashkëshortja e tij Maxima, 41 vjeç dhe e lindur në Argjentinë, do të bëhet mbretëreshë. Në mbrëmje, familja mbretërore do të marrë pjesë në një paradë.

Ceremonia është ndjekur nga familje të tjera mbretërore të ftuara dhe zyrtarë të lartë, përfshirë këtu princin e Britanisë, Charles dhe dukeshën e Kornuellit, princi Felipe dhe princesha Letizia të Spanjës dhe princi i Danimarkës Frederik me bashkëshorten.

FOTO GALERI
1/1
Holandë, mbretëresha Beatrix abdikon

Top Channel

DIGITALB DIGITALB