Siri, kryeministri i shpëton atentatit

29/04/2013 00:00

Kryeministri sirian Wael al Halaqi i mbijetoi një sulmi me autobombë në Damask, i cili kishte në shënjestër autokolonën e tij.

Nga shperthimi i makines-bombe raportohen disa viktima, por numri i tyre ende nuk eshte bere i ditur. Sipas grupit aktivist me seli ne Londer, observatori sirian per te drejtat e njeriut, ne mesin e te vdekurve eshte edhe truproja personale e Kryeministrit.
 
Shperthimi ndodhi ne afersi te parkut Ibn Rushed dhe besohet te kete qene veper e nje kamikazi. Nje autobus dhe nje makine ne vendngjarje jane perfshire nga flaket. Lagjja perendimore Mazzeh e kthyer ne teatrin e sulmit, eshte nen kontrollin e Qeverise e strehon edhe nje aeroport ushtarak te konsideruar jetik per forcat ne mbrojtje te regjimit. Keto te fundit dhe rebelet jane perfshire prej disa muajsh ne luftime perreth kryeqytetit, por asnjera pale nuk ka mundur te siguroje epersi ndaj tjetres.

Në Shtetet e Bashkuara nderkohe, ligjvënësit thonë se ëashingtoni nuk mund t’i injorojë njoftimet që Siria ka përdorur armë kimike. Javën e kaluar Shtëpia e Bardhë informoi se beson që Qeveria e Presidentit Bashar al-Assad ka përdorur sasi të vogla gazi sarin – një armë kimike – gjatë konfliktit të përgjakshëm civil në kete vend. Deklarata u prit me reagime të forta nga ligjvënësit, çka u percoll edhe ne komentet e tyre te nje dite me pare. Në një intervistë për programin televiziv ‘Meet the Press’, senatori republikan John McCain kërkoi veprime të menjëhershme e bëri gjithashtu thirrje për vendosjen e një zone ndalim-fluturimesh mbi Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA