Kinë, “luftë” makinave luksoze në ushtri

29/04/2013 15:45

Zyrtarët e Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, gjeneralët, kolonelët e oficerët e lartë të ushtrisë do të jenë të detyruar të shesin makinat e tyre luksoze, në bazë të një ligji që do të privojë këtë klasë nga mbajtja e automjeteve të shtrenjta.

Në një reformë që synon të kufizojë korrupsionin dhe përmirësojë reputacionin e ushtrisë brenda vendit, Agjensia Zyrtare Kineze e Lajmeve (Xinhua) informoi këtë të hënë se autoritetet do të ndalojnë regjistrimin me targa ushtarake të të gjithë automjeteve të shtrenjta.

Në zgjedhjen e tij President i Kinës, më parë gjatë vitit, Xi Jinping theksoi se reformat më të rëndësishme duhet të përqendrohen në rritjen e efikasitetit të shtetit e luftën kundër korrupsionin galopant në vend. Ai premtoi masa drastike për të luftuar këto fenomene.

Targat me simbole ushtarake konsiderohen si shumë të vlefshme në Kinë, pasi drejtuesit janë në gjendje të përdorin korsitë e urgjencës, bëjnë manovra të rrezikshme në trafik, të kalojnë me të kuqe apo të parkojnë në vende të ndaluara.

Kina, shteti më i populluar i botës, është njëkohësisht edhe vendi me më shumë probleme përsa i përket trafikut. Në bazë të këtij ligji, oficerët dhe zyrtarët e lartë do të jenë të detyruar që të përdorin makina me prodhim vendas apo makina të zakonshme perëndimore.

Midis automjeteve, përdorimi i të cilëve do të kufizohet me ligj, renditen “Mercedes-Benz”, “BMW”, “Lincoln”, “Cadillac”, “Volswagen Phaeton”, “Bentley”, “Jaguar”, “Porsche”, “Ferrari” apo “Audi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA