Fier, grabitet me armë argjendaria
28/04/2013 00:00
Një grabitje me maska ka tronditur të dielën në mesditë qytetin e Fierit. Tre persona të armatosur dhe me kapuçë në kokë kanë sulmuar një argjendari e cila ndodhet në qendër të qytetit, pranë xhamisë.
Ata janë futur brenda dhe kanë neutralizuar pronarin e argjendarisë duke e qëlluar me qytën e armës. Ndërsa pronari ka mbetur pa ndjenja në dyqan, ata kanë boshatisur të gjithë sirtaret duke marrë çdo gjë që gjendje brenda dhe janë larguar.
Mësohet se nuk ka patur as kamera sigrurie dhe kjo e ka vështirësuar punën e policisë për të shkuar tek autorët e këtij krimi.
Top Channel