Afganistan, talebanët shpallin ofensivë

28/04/2013 08:50

Talebanët afganë bënë të ditur nisjen e një ofensive të gjerë të pranverës kundër forcave të koalicionit të ISAF-it në vend.

Ofensivës i është vendosur emri Khalid bin Waleed, sipas gjeneralit që bashkoi për herë të parë Arabinë, duke mposhtur ushtritë romako-bizantine.

Mbetet ende për të parë se cila do të jetë forca e vërtetë e kësaj ofensive të tabelanëve.

Në deklaratën e luftëtarëve radikalë, shkruhej se midis metodave të tjera do të përdoren edhe sulmet kamikaze dhe aksionet “e martirizimit kolektiv”, që do të kenë në qendër të shënjestrës së tyre bazat e huaja, qëndrat e tyre diplomatike dhe aeroportët e përdorur për pushtimin.

Ndërsa forcat e koalicionit përgatiten të tërhiqen nga Afganistani brenda vitit 2014, shqetësimi ndërkombëtar mbi mundësinë që qeveria e Kabulit të jetë në gjendje të mposhtë rrezikun taleban pas kësaj date është në rritje, për shkak të inefikasitetit të trupave afgane të sigurisë dhe forcimit gradial të talebanëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA