Vonesa në linjat ajrore
27/04/2013 00:00
Vendimi i zyrtarëve federalë të aviacionit në Shtetet e Bashkuara, për t’i reduktuar orarin e punës 15 mijë kontrollorëve të trafikut ajror, ka pasur ndikim direkt tek udhëtimet ajrore, duke shkaktuar vonesa të mëdha.
Shkak i uljes së punës janë bërë shkurtimet buxhetore automatike, të cilat prekin pothuajse çdo agjenci të qeverisë federale. Vonesa janë regjistruar në disa prej aeroporteve më të ngarkuara të Amerikës.
Nisur nga numri i madh i ankesave, disa ligjvënës kanë bërë thirrje për miratimin e një ligji, për kthimin e më shumë kontrollorëve të trafikut ajror në punë.
Top Channel