Dy pronarët e fabrikës së tekstileve të shembur ditë më parë në
periferinë e kryeqytetit të Bangladeshit, Daka, janë vënë në pranga.
Mabubur Tapash and Balzul Adnan dyshohet se e kane detyruar stafin te punoje ne ndertesen 8 kateshe duke injoruar paralajmerimet per krisje te mureve. Nga shembja e godines Rana Plaza te merkuren gjeten vdekjen 336 vete. Numri i viktimave ka vazhduar te rritet, por nderkohe kerkimet per te mbijetuar nen rrenoja nuk kane reshtur dhe mengjesin e sotem, sipas raporteve ne media, jane shpetuar 24 vete.
Punonjes te kerkim-shpetimit e vullnetare ne zone brohoriten nga gezimi kur personat e bllokuar prej ditesh nen germadha, u nxorren prej andej te sigurte.
Nje dite me pare u shpëtuan të paktën 72 vetë, 41 prej të cilëve ishin në një vend të vetëm. Rreth 3.000 vete besohet se ndodheshin ne ndertese ne momentin e shembjes dhe 600 persona ende konsiderohen te zhdukur. Punonjësit e industrisë së tekstileve nderkohe kanë mbushur rrugët e Daka-se, duke demonstruar kundër kushteve të dobëta të sigurisë teknike në këtë sektor.
Top Channel