Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën
Një shpërthim në Karachi, Pakistan, ka lënë të paktën 8 të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur, njoftuan autoritetet pakistaneze gjatë së premtes.
Shënjestra e shpërthimit, sipas Salim Abbasi, një zyrtar i policisë së Karachi-t, ishte takimi i Partisë Kombëtare Aëami, një parti politike liberale anti-talibane.
“Është ende e paqartë se cfarë e shkaktoi shpërthimin”, tha zëdhënësi i policisë, Naeem Shah. Personeli i emergjencës u ndodh në vendngjarje dhe hetimet nisën menjëherë, shtoi ai.
Shpërthimi vjen në një moment, kur Pakistani përgatitet për zgjedhje muajin e ardhshëm.
Një tjetër parti liberale anti-talebane, Lëvizja Muttahida Quami (MQM), u bë shënjestër e një shpërthimi nga distanca, që vrau 2 persona dhe plagosi 18 të tjerë, në fillim të javës, tha policia e Karachi-t.
Në një telefonatë për CNN, pas atij sulmi të parë, zëdhënësi i talebanëve, Ihsan Ullah Ihsan, tha se grupi mori përgjegjësinë e shpërthimit.
Një zyrtar i MQM-së, ndërkohë, tha se partia mund të mbyllë zyrat e saj politike anembanë vendit, në shenjë proteste ndaj sulmit.
“Qeveria dështoi të na siguronte sigurinë”, tha zëvendës shefi i MQM-së, Farooq Sattar. “Këto sulme frikacakësh nuk do të na demoralizojnë as ne, as punonjësit tanë… Do të mposhtim talebanët duke ofruar edukim për popullin”.
Top Channel