Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën
Një person është arrestuar në shtetin amerikan të Misisipit, në lidhje me dërgimin e letrave me helm në adresë të presidentit Barack Obama, një senatori dhe një gjyqtari.
Everett Dutschke është ndaluar në shtëpinë e tij në lokalitetin Tupelo, rreth orës 01:00 me orën lokale, rreth 08:00 me tonën, nga sherifët federalë.
Sipas njoftimeve të autoriteteve amerikane, shtëpia dhe zyra e punës e personit në fjalë ishin kontrolluar më herët nga agjentët.
Dyshohet se ai ka lidhje me një person ndaj të cilit më parë janë ngritur akuza të ngjashme, për dërgimin e letrës me helm edhe ndaj një gjyqtari e një senatori.
Ricin, lënda e vendosur në letrat e dërguara, është një proteinë natyrale që gjendet në bimbët e vajit të kastorit dhe që është tej mase toksike. Ajo është 6 mijë herë më helmuese se cianuri.
Më herët gjatë muajit, shërbimet e sigurisë të presidentit amerikan zbuluan substancën e dyshimtë në një letër që i ishte adresuar shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Shërbimet sekrete thanë se letra me substancë të dyshimtë u gjet në një kuti postare ku Shtëpia e Bardhë tërheq letrat. FBI njoftoi se në testimet e para për të rënë në gjurmët e substancës ishte gjetur përqindje e lartë e ricinit.
Letra kishte mbërritur ditën e martë më 16 prill, në të njëjtën ditë kur u zbulua edhe letra me përmbajtje toksike drejtuar senatorit Roger Wicker.
Top Channel