Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën Barak Obama premton një hetim rrënjësor mbi raportet se Siria ka
përdorur armë kimike, duke paralajmëruar se rregullat e lojës do të
ndryshojnë për politikën e ndjekur deri tani nga Shtetet e Bashkuara
nëse ato provohen të vërteta.
“Sado e tmerrshme eshte te qellohet mbi civilet me mortaja e te vriten njerezit pa dallim, perdorimi i armeve te shkaterrimit ne mase mbi popullaten kapercen nje tjeter linje qe respekton normat dhe ligjin nderkombetar. Te gjithe ne, jo vetem ne Shtetet e Bashkuara, por ne mbare boten, duhet ta pranojme se nuk mund te bejme menjane e te lejojme perdorimin sistematik te armeve te tilla ndaj civileve”, tha Obama.
Si Shtetet e Bashkuara edhe Britania e Madhe kembengulin se ka prova qe deshmojne perdorimin e armeve te tilla kunder rebeleve ne Siri, e sidomos gazin nervor sarin. Kryeministri britanik David Cameron u shpreh se ajo qe po ndodh ne Siri duket si krim lufte.
Bashkimi Europian nderkohe, sado qe e denoi me force nje veprim te tille, kerkoi prova bindese perpara se te vendose hapat qe do te ndermarre lidhur me situaten. Edhe pse Amerika, Anglia, Izraeli e te tjere vende po mbledhin te dhena e jane te vendosur te sqarojne nese vertet regjimi sirian i ka perdorur keto arme, politikanet po tregohen te kujdesshem me percjelljen e nivelit te tyre te sigurise.
Nje gje e tille i detyrohet ne mase te madhe pesimeve te Irakut, kur u shkua ne lufte me raportet e Sherbimeve te zbulimit per ekzistencen e armeve te shkaterrimit ne mase te cilat nuk u gjeten kurre. Kete here, ka me shume ngurrim per nderhyrje pa prova te pamohueshme, gje qe mund te jete e veshtire e mund te kerkoje kohe. Por per David Cameron, frika e nje perseritje te luftes se Irakut, rrezikon te frenoje veprimin nderkombetar ne siri. Vete Qeveria siriane i ka mohur me force pretendimet e perdorimit te armeve kimike, duke deklaruar se akuzat e perendimit nuk kane besueshmeri.
Top Channel