New York, rikthehen kujtimet e 11 shtatorit

27/04/2013 02:50

Policia e New York-ut ka njoftuar se është gjetur ajo, që mund të ketë qenë pjesë e pajisjes së uljes të njërit prej avionëve, që u përplasën me kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator 2001.

Pjesa metalike prej 1.52 metra, e cila mbart një etiketë Boeing dhe një numër serial, kishte ngecur mes dy ndërtesave në New York City, sipas policisë. Ajo u gjet të mërkurën nga disa mbikqyrës, që po inspektonin një ndërtesë të ulët në Manhattan.

Afro 3000 persona ndërruan jetë në sulmet terroriste, kur aeroplanët u përplasën në New York, Washington dhe Pennsylvania. Pesë të dyshuar, militantë të al-Qaeda-s, janë ende në pritje të gjyqeve për sulmet, në një tribunal ushtarak në kampin e paraburgimit të SHBA-ve në gjirin e Guantanamo-s, në Kubë.

“Është një manifestim i veprës së tmerrshme terroriste, rreth një bllok e gjysmë më tutje nga ku po qëndrojmë tani, – tha komisioneri i policisë së New York-ut, Ray Kelly, për reporterët. – Kjo rikthen kujtime të tmerrshme për këdo që ka qenë këtu, i cili u përfshi në atë ngjarje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA