Koreja e Veriut do të nxjerrë në gjyq një turist amerikan me akuzën e
përpjekjes për rrëzimin e Qeverisë. Pas jave te tera kercenimesh ne
drejtim te Shteteve te Bashkuara dhe Korese se Jugut, aktpadia ndaj
Kenneth Bae i dha fund periudhes relative te heshtjes se shtetit
komunist.
Media shteterore e identifikon turistin me emrin e tij korean, Pae Jun Ho. Bae me origjine nga koreja punon si guide turistike dhe u arrestua ne fillim te nentorit gjate nje udhetimi ne Rason, nje zone e vecante ekonomike qe ndan kufijte me Kinen dhe Rusine.
Behet fjale per amerikanin e gjashte te ndaluar ne Korene e Veriut qe prej vitit 2009. Te tjeret jane deportuar ose thjesht jane lene te lire pas nderhyrjeve diplomatike te nivelit te larte ne disa prej te cilave jane perfshire edhe ish-presidentet amerikane Bill Klinton dhe Xhimi Karter.
Ekspertet nuk e perjashtojne mundesine qe veriu komunist te rezervoje nje ndeshkim te ashper per Bae-n ne menyre qe ta perdore turistin per te bere presion gjate negocjatave te mundshme me Shtetet e Bashkuara. Ne 2009-n, dy gazetare amerikane Laura Ling dhe Euna Lee u arrestuan e u denuan me 12 vjet pune te detyruar per faktin qe ksihin kaluar kufirin e Korese se Veriut e per akte kercenuese te pasqaruara.
Ato u lane te lira nje vit me vone pas vizites se Klinton beri ne Penian per te diskutuar situaten e tyre. Agjensia Qendrore e Lajmeve ne Korene e Veriut njoftoi se turisti amerikan i ka pranuar krimet me qellim rrezimin e Qeverise, te cilat, sipas Kodit Penal te vendit mund te cojne ne burgim te perjetshem apo edhe denim me vdekje.
Top Channel