Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën Në Itali është arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë, dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme. Marrëveshja u njoftua pasi kryeministri i zgjedhur Enrico Leta takoi presidentin Giorgio Napolitano.
Zoti Letta, nënkryetar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, u mandatua të mërkurën për formimin e një koalicioni. Në të tani përfshihet edhe partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Populli i Lirisë.
Zoti Berlusconi ka thënë se nuk do të jetë ministër, por ka insistuar për figura kyçe të partisë së tij për poste të larta në kabinet.
Kështu, Angelino Alfano, sekretar i përgjithshëm i Popullit të Lirisë, do të bëhet zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm në qeverinë e re.
Mes personave të tjerë të propozuar figurojnë edhe drejtori i Bankës së Italisë, Fabrizio Saccomanni, që do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe ish-komisionerja europiane Emma Bonino, që do të drejtojë Ministrinë e Jashtme.
Betimi i qeverisë së re do të bëhet të dielën rreth orës 11:30, me orën lokale. Presidenti Napolitano deklaroi se ekzekutivi i ri do ketë mbështetjen e të dyja dhomave të Parlamentit.
Formimi i qeverisë së re i jep fund ngërçit politik që kishte tronditur tregjet financiare që prej zgjedhjeve të muajit shkurt.
Në bisedimet mes PD-së dhe PDL-së thuhet se ishte përfshirë edhe propozimi i zotit Berlusconi për të hequr taksën e re mbi pronën, të vendosur nga kryeministri në ikje Mario Monti, për të ulur defiçitin buxhetor.
Top Channel