Rusi, 38 viktima nga zjarri në spital

26/04/2013 04:40

Të paktën 38 persona kanë vdekur gjatë ditës së premte, nga një zjarr i rënë në një spital psikiatrik pranë Moskës, i thanë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë ruse, agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti.

Zjarri duket se është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, njofton agjencia e lajmeve, për të cilin po kryhen hetime. 3 persona arritën t’ia mbathnin, duke i shpëtuar zjarrit, tregon raporti.

Një tym i dendur po vështirëson përpjekjet për të rikuperuar trupat nga ndërtesa 1-katëshe e shkatërruar, bën të ditur agjencia e lajmeve.

Zjarri besohet të ketë nisur pak pas orës 02:00 të mesnatës, me orën lokale, në spitalin numër 14, në fshatin Ramenskiy.

Pjesa më e madhe e viktimave besohet të jenë pacientë lokalë, por autoritetet i frikësohen faktit se numri i tyre mund të rritet më tej.

Zjarri ra në një pjesë të ndërtesës, ku mbaheshin pacientët në kushte të rënda, thanë zyrtarë lokalë. Zjarrëfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët, teksa deri tani janë gjetur trupat e 12 viktimave.

Në spital besohet të kenë qenë 41 persona të shtruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA