Në vitin 2011, rusët informuan agjentet amerikane jo vetëm për
26-vjeçarin Tamerlan Tsarnaev, por edhe për nënën e tij, Zubeidat, të
cilën e kishin marre në pyetje. Në disa intervista kishte pranuar se
kishte perqafuar bashke me te birin, besimin radikal.
Sipas të afermeve në këtë ndryshim kishte ndikuar nje person misterioz, i njohur me emrin Misha, qe sic e percaktuan ata i kishte bere “shplarje te trurit” Tamerlanit në vitin 2009.
Zubeidat- gjatë një konference për shtyp në Dagestan- mohoi plotesisht rolin negativ te Mishes dhe permendi teorite konspirative. Sipas Zubeidat, femijet jane te pafajshem, viktima te nje manovre për t’i kapur. Ajo e pershkroi skenen pas shperthimit te bombave- ku shihej vetem gjak- si nje “spektakel te vertete”.
Zubeidat Carnajeva u largua nga Shtetet e Bashkuara mundi t’i shpetojë gjyqit kunder saj, e akuzuar për vjedhjen e nje fustani prej 1624 dollaresh ne nje dyqan te Masacusets, ngjarje qe kish ndodhur qershorin e vitit te kaluar.
Sa u takon hetimeve, elemente te tjere po shtohen. I pari ka lidhje me nje atentat te mundshem ne “Times Square”. Sipas autoriteteve te Nju Jorkut, dy terroristet ishin gati te leviznin për të goditur qendren e qytetit. Burime te tjere thone se Tamerlan dhe vellai i tij Djohar kishin menduar per kete sulm pasi te arratiseshin nga Bostoni, cka –sipas burimeve- ishte nje ide e befte dhe jo nje plan i mirefillte. Kete e perforcon mungesa e parave dhe e benzines ne makinen e tyre.
Por nese do te ndiqej pista e nje plani te organizuar, Tamerlan-sic raportojne mediat- kishte vizituar dy here Nju Jorkun dhe te dyshuarit mbanin me vete 6 bomba artizanale. Policia amerikane nuk eshte e bindur se vellezerit kane vepruar vetem dhe me vemendja i rikthehet udhetimit te tij ne Dagestan, per te zbuluar lidhjet me persona, qe kane patur nje te shkuar xhihadiste.
Top Channel