Ushtria izraelite deklaron se do të ndalojë së përdoruari bombat me fosfor të bardhë, që krijojnë tym fosfori në fushën e betejës.
Ushtria tha gjithashtu se bombat në fjalë do të zëvendësohen me të tjera të përbëra tërësisht me gaz, që do të kenë sërish efektin e tymit por jo pasojat që lë fosfori.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar vazhdimisht Izraelin për përdorimin e fosforit të bardhë gjatë konfliktit në Gaza, pasi shkakton efekte të dëmshme tek civilët.
Edhe ligji ndërkombëtar e kufizon rreptë përdorimin e kësaj lënde gjatë luftës. Ushtria izraelite deklaroi se bombat aktuale përmbajnë sasi minimale fosfori të bardhë dhe do të hiqen nga përdorimi shumë shpejt.
Tre vjet më parë, Izraeli premtoi se do të hartonte rregulla të reja për përdorimin e bombave të tilla, në përfundim të luftës në Gaza. Rreth 1400 palestinezë dhe 13 izraelitë mbetën të vrarë në konfliktin që zgjati tre javë.
Gjatë ofensivës, Izraeli përdori municione me fosfor në zona të populluara, deklaroi atëherë OKB dhe organizata Human Rights Watch.
Një pjesë e kompleksit të OKB-së u dogj pasi u godit nga një sasi lënde kimike që ndizet kur bie në kontakt me ajrin.
Top Channel