Interes izraelit për investime në Librazhd

26/04/2013 00:00

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë David Kohen i shoqëruar nga
deputeti i PS-së Taulant Balla ka takuar drejtues të pushtetit vendor në
rrethin e Librazhdit, ku është njohur nga afër me resurset e mëdha
natyrore që ka kjo zonë dhe mundësinë e investimeve izraelite.

Kohen u ndal ne bashkine e Prrenjasit ku bashkebisedoi me kryetarin e ketij institucioni per te vazhduar me pas viziten e tij ne komunat Qukes dhe Qender, ku ambasadori u takua edhe me komunitetin e biznesit. Qellimi i vizites se tij ne rrethin e Librazhdit ka te beje me interesin e Izraelit per te investuar ne Shqiperi dhe rritjen e bashkepunimit mes dy vendeve sidomos ne fushen ekonomike.

Ne keto takime ambasadori Kohen tha se interesi i Izraelit per te investuar ne Shqiperi ka te beje kryesisht me bujqesine per te sjelle teknologjine me te mire ne kete drejtim. Por sipas tij nje kompani izraelite ka shfaqur interes te investoje ne fushen e minierave ku me mjaft interes jane ato te Librazhdit.

Top Channel