Grevistët kërkojnë ndihmën e ambasadorit amerikan

26/04/2013 00:00

Hyn në ditën e dytë greva e urisë e përfaqësuesve të 14 familjeve që u
nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën “Margarita Tutulani” në
kryeqytet.

Në çadrën e ngritur përpara godinës ndodhen 9 banorë, pasi 4 të moshuar janë detyruar ta ndërpresin atë për shkak të problemeve shëndetësore. Katër të moshuarit, mbi 60 vjeç, kanë shfaqur probleme me tensionin dhe zemrën dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Banorët kanë kërkuar ndihmën e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu dhe Avokatit të Popullit, Ilgi Totozani.

“Po na i vjedhin shtëpinë hajdutët, ata duhet të përgjigjen para ligjit se kanë bërë shumë dëme karshi nesh. Na torturuan, na shkatërruan nga gjendja shpirtërore dhe ekonomike. I bëj thirrje edhe të gjithë banorëve që janë përvëluar kështu si ne, që të vijnë të na mbështesin këtu”,- shprehet njëra nga banoret që ka hyrë prej dy ditësh në grevë urie.

Pak ditë më parë, përmbaruesit privat kanë nxjerrë jashtë me dhunë nga shtëpitë 14 familje, për të zbatuar një vendim gjykate. Banorët kanë refuzuar dhe kjo është bërë burim tensioni mes palëve. Policia private ka qëlluar në ajër dhe konflikti më pas ka degjeneruar në lëndimin e katër personave.

Top Channel