20 kilogramë hashash u gjetën nga policia e Gjirokastrës në një automjet me të cilin udhëtonin dy të rinj nga Durrësi.

Ata jane ndjekur nga policia pasi kane dale nga fshati Lazarat dhe po udhetonin te drejtim te Tiranës. Mjeti me targe AA 206 GG u ndalua dhe ne disa pjese te tij u gjet lenda narkotike.

Policia menjehere arrestoi shtetasin Gertjan Hamdiu, i datëlindjes 1994, nga Durrësi, të cilin nuk e kishte në pronësi të vet por ja kishte marrë një shokut të tij në Durrës. Së bashku me të udhëtonte edhe shoku i tij shtetasi Aldo Dhimitri i datëlindjes 1990, lindur dhe banues në Durrës. Droga sipas deshmive se te arrestuarve do shperndahej ne doza te vogla ne lokale nate dhe ne ambientet e shkollave ne Durres.

Top Channel