Një person ka hyrë me forcë mëngjesin e së premtes në zyrën e një funksionari politik në një lokalitet rural të Saksonisë së Ulët, në Gjermani, duke vrarë zyrtarin.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane, sipas të cilave viktima është politikani social-demokrat Ruediger Butte.
Ndërkohë, autori pas ekzekutimit ka vrarë edhe veten. Për momentin policia lokale nuk është në gjendje të ofrojë një skenar të saktë për vrasjen.
Sipas burimeve, politikani 63-vjeçar para se të zgjidhej funksionar i pushtetit lokal kishte qenë për katër vjet shef i policisë kriminale të Landit të Saksonisë së Ulët.
Motivet e vrasjes së tij janë ende të paqarta. Nga informacionet paraprake rezulton se vrasësi ishte një person i moshuar.
Top Channel