Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën
Një adoleshent ka hapur zjarr në rrugët e një qyteze në Francë, duke vrarë tre persona të zgjedhur rastësisht dhe plagosur një të katërt në kokë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytezën e Provencës, rreth 20 kilometra në perëndim të Marsejës, bëjnë të ditur agjencitë franceze të lajmeve.
Sipas burimeve, autori i sulmit njihet për preçedentë të mëparshëm penalë dhe armëmbajtje, ndërkohë që dyshohet edhe për probleme mendore.
I riu 19-vjeçar është arrestuar nga policia në afërsi të vendit të masakrës dhe sipas burimeve ka deklaruar se është anëtar i Al Kaedës.
Ndërkohë, në një gropë është gjetur edhe një kallashnikov, me të cilin dyshohet të jetë kryer masakra që ka tronditur qytetin e vogël.
Një nga viktimat ka vdekur teksa po drejtonte automjetin përkatës, ndërsa dy të tjerët ishin kalimtarë të rastit.

Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, para se të shkonte në vendin e ngjarjes deklaroi:
“Mesa duket vrasësi kishte një armë të kalibrit të madh. Kjo është shumë shqetësuese dhe ngre sërish problemin e armëve në qarkullim”.
Top Channel