Francë, burgoset përjetë anëtari i ETA-s

26/04/2013 03:30

Një gjykatë në Paris ka vendosur që Mikel Kabikoitz Karrera Sarobe të kalojë të paktën 22 vite prapa hekurave, për vrasjen e oficerëve spanjollë.

Saioa Sanchez Iturregui, një bashkëpunëtor i tij, u dënua me 28 vite burg.

ETA fajësohet për më shumë se 800 vrasje gjatë fushatës së dhunshme prej disa dekadash, në kërkim të pavarësisë së baskëve.

Të enjten, gjykata në Paris shfajësoi gjithashtu Asier Bengoa Lopez de Armentia, nga akuzat për vrasje. Gjithsesi, atij i janë dhënë 15 vite burg, për akuza të tjera.

Dy oficerët spanjollë, Raul Centeno Bayon dhe Fernando Trapero Blazquez, u vranë në qytetin francez të Capbreton-it, pranë kufirit me Spanjën.

Autoritetet thanë se ata u sulmuan gjatë udhëtimit me automjetin e tyre, me detyrë për në Francë.

Në 2011, ETA njoftoi fundin e betejës së saj të armatosur për pavarësinë e baskëve, rajon që ndodhet në veri të Spanjës dhe jug-perëndim të Francës.

Spanja ka refuzuar ofertën e ETA-s për të hyrë në bisedime me liderët e tyre, duke kërkuar fillimisht shpërbërjen e pakushtëzuar të grupit terrorist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA