Del në gjykatë trafikanti i fëmijëve

26/04/2013 17:45

Ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda i dyshuari për trafikimin e mbetur në tentativë të një të mituri tetë vjeç, kuksiani Begzim Isa, për të cilin për shkak të shpalljes së moskompetencës nga gjykata e Kukësit u shqyrtua sërish masa e sigurisë.

Gjyqtari Ardit Mustafa vendosi masën e sigurisë arrest me burg, edhe pse 19-vjeçari e hodhi poshtë pretendimin e prokurorit duke thënë se nuk ka lidhje aspak me një rast trafikimi, pasi i mituri për të cilin ai akuzohet është një i afërm i tij.

Ndërkohë mësohet se prokuroria e ka deklaruar qëndrimin e vet duke u bazuar në përgjimet ambjentale, por edhe lidhjet që i riu ka në Kosovë.

Ndërsa nuk jepet asnjë e dhënë tjetër se për çfarë motivesh fëmija do trafikohej dhe nëse ka apo jo të dyshuar të tjerë, pasi kjo çështje konsiderohet sekrete. Begzim Isa u arrestua nga policia e Kukësit pas rrëmbimit, sipas grupit të hetimit, të një fëmije 8 vjeç.

Prokuroria thotë në dosjen hetimore se i riu, nëpërmjet mashtrimit mbajti për 24 orë të miturin me inicialet A.S, ndërkohë që këto dyshime mbështeten edhe nga një kallëzim i familjes së fëmijës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA