Vrasja e ushtarit ne Londer eshte pasuar nga nje sere incidentesh kunder muslimaneve ne Britani. qe prej sulmit te se merkures, shoqata nderfetare “Faith Matters” ka marre 162 telefonata per komente fyese online ne nje kohe kur deri tani merrte vetem 6 te tilla ne dite.
Por incidentet nuk kufizohen tek ofendimet ne internet. drejtuesi i shoqates thote se ka pasur sulme kunder xhamive, shkrime neper mure, disa grave muslimane u eshte hequr me force shamia nga koka, ndersa sharjet dhe abuzimet verbale kane qene edhe me te shumta ne numer. Ajo qe na shqeteson me shume eshte perhapja e ketyre episodeve, thote Fiyaz Mughal.
Raporte per ngjarje te tilla po mberrijne nga cdo cep i vendit. Lee Rigby u masakrua ne Woolwich te Londres, nje sulm sipas zyrtareve i motivuar ideologjikisht nga islami radikal.
Hetimet po udhehiqen nga oficerët e kundër terrorizmit. Në kazermat ushtarake, masat e sigurisë janë përforcuar dhe autoritetet thonë se po përshtasin udhëzimet për personelin ushtarak.
Vitet e fundit, Britania ka qenë në qendër të disa komploteve apo sulmeve militante, më vdekjeprurësi i të cilëve ishte rasti i bombardimeve vetëvrasëse në vitin 2005, kur u vranë 52 udhëtarë të shërbimeve të transportit urban. autoret e vrasjes, 28 vjecari Michael Adebolajo dhe Michael Adebowale, 22 vjec u arrestuan nga policia ne vendngjarje dhe vazhdojne te mbeten ne spital pasi u qelluan nga forcat e rendit.
Top Channel