Drejtuesi më i lartë ushtarak i Partisë Popullore të Kurdëve, një lëvizje paraushtarake separatiste që kërkon shkëputjen nga Turqia të disa territoreve lindore te banura me shumice kurde, lajmëroi për tërheqjen e të gjithë luftërarëve të PKK-së nga vendi duke nisur nga muaji maj.
Tërheqja do të nisë zyrtarisht në datën 5 maj, pasi një armëpushim ishte kërkuar më parë nga lideri i burgosur historik i kurdëve, Abdullah Oçalan.
”Tërheqja nga Turqia do të ndodhë në disa faza dhe do të përmbushet sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi Murat Karayilan, në një konferencë për shtyp të mbajtur në malet Kandil, në Irakun verior.
Më 30 vjet luftime me shtetin turk, në përpjekje për të krijuar një shtet të pavarur për të gjithë kurdët, mbi 40 mijë luftëratë, ushtarë turq dhe civilë kanë humbur jetën.
Konferenca për shtyp e Karayilan u realizua pasi një grup prej 50 gazetarësh u shoqëruan nga kurdët nga një qytet kufitar turk, në destinacionin brenda kufirit iraken, pasi kamerat dhe celularët e tyre u konfiskuan.
Në përgjigje ndaj ofertës së Oçalan për armëpushim, Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shprehu mbështetjen e Ankarasë zyrtare për vendosjen e paqes, por kërkoi prova konkrete për vullnetin e lëvizjes separatiste kurde.
Kurdet jane nje popullsi e shperndare kryesisht midis Turqise dhe Irakut. Ne Turqi ata perbejne 20% te popullsise dhe kane disa te drejta te sanksionuara ne ligj ne lidhje me ruajtjen e gjuhes, kultures e traditave kurde, por nje pjese e vogel e kesaj popullsie perkrah aktivisht levizjen separatiste.
PKK konsiderohet nje organizate terroriste ne Turqi, ne Shtetet e Bashkuara te Europes dhe Bashkimin Europian.
Top Channel