Tsarnaev i paarmatosur?

25/04/2013 00:00

Lajmi i përpjekjes së fundit të 19-vjecarit Dzhokhar Tsarnaev për të bërë rezistencën, shkëmbim zjarrit me policinë dhe plagës në fyt që u tha se ishte pasojë e një përpjekje për vetëvrasje, mbushi faqet e gazetave vendase dhe edicionet informative në televizione.

Por tani dy zyrtarë amerikanë pretendojnë se i dyshuari i sulmeve të Bostonit nuk ishte i armatosur në varkën ku po përpiqej të fshihej nga ndjekja. Deklaratat e tyre për Associated Press bien ndesh me pohimet e komisionerit të policisë së Bostonit se shkëmbimi i zjarrit me 19-vjecarin kishte zgjatur mbi një orë.

“New York Times” shkruante në ditët pas kapjes së tij në varkë ishte gjetur një pushkë M4, dhe burime policore në disa raste e bënë të qartë se i riu kishte qëlluar veten. Por dy zyrtarët që kanë preferuar të ruajnë anonimatin, i thanë agjensise prestigjoze të lajmeve se i dyshuari i mbijetuar i shpërthimeve në maratonë ishte i paarmatosur kur u prangos në Uatertaun të premten.

Ata kundërshtojnë shumë raporte të mediave mbi momentet e fundit të lirisë së Tsarnaevit. U tha se në varkë përvec karabinës M4, e ngjashme me armët e përdorura nga trupat amerikane që luftojnë në Afganistan, ndodheshin edhe dy pistoleta.

Por zyrtarët këmbëngulin se nuk kishte asgjë të tillë. Sa për plagën në fytin e 19-vjecarit, ajo u supozua të ishte pasojë e një përpjekje për vetëvrasje nga vendi ku ndodhej dhe nga trajektorja e plumbit. Ndërkohe, në lidhje me 26 vjecarin Tamerlan Tsarnaev, kanë dalë në dritë të dhëna të reja. Sipas tyre, me kërkesë të CIA-s emri i tij ishte shtuar në database-n e terrorizmit 18 muaj përpara shpërthimeve.

E ëma e dy vëllezërve Tsarnaev, Zubeidat tha në një konferencë shtypi në Dagestan, ku jeton aktualisht se është penduar shumë për emigrimin në Shtetet e Bashkuara mbi një dekadë më parë, ndërsa vazhdon të pretendojë se të bijtë janë futur në kurth dhe nuk ishin të përfshirë në sulmet e 15 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA