Spanjë, papunësia rritet sërish

25/04/2013 00:00

Papunësia është rritur sërish në Spanjë, duke shënuar rekordin e radhës. Numri total i personave të papunë në vendin iberik ka arritur mbi 6 milionë, duke përbërë 27 për qind të popullsisë.

Pavarësisht se rritja ishte parashikuar, situata konfirmon më tej se ekonomia spanjolle e prekur nga masat anti-krizë po lufton që të dalë nga kriza e nisur 5 vjet më parë.

Shumë ekspertë parashikojnë se qeveria e Madridit do të lehtësojë masat anti-krizë, pasi beson se shkurtimi i mëtejshëm i shpenzimeve dhe rritja e taksave mund ta bëjnë reçesionin edhe më të keq.

Një demonstratë masive është planifikuar të mbahet në Madrid kundër masave anti-krizë.

Kryeministri Mariano Rajoy do të publikojë të premten masat fiskale dhe politike që kanë si synim frenimin e reçesionit në ekonominë e katërt të eurozonës.

Javën e kaluar Fondi Monetar Ndërkombëtar reduktoi parashikimin për rritjen ekonomike të Spanjës gjatë vitit 2013 në 1.6 për qind dhe deklaroi se papunësia në vend do të shkonte në 27 për qind.

Shifra e papunësisë është më e larta që prej vitit 1976, viti kur vdekja e diktatorit Francisco Franco çoi Spanjën në tranzicion e më pas drejt demokracisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA