Pa pranine e opozitës, mazhoranca votoi dekretet e Presidentit te Republikës, Bujar Nishani për postet vakante në Gjykatën e Larte dhe atë Kushtetuese. 

Xhezair Zaganjori ka marre 72 pro për emerimin  në krye të Gjykates se Lartë, ku ashtu si në seancat e fundit kane votuar pro edhe deputetet e larguar nga e majta, Dritan Prifti, Kastriot Islami, Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli.

Po kaq vota ka marre edhe Adrian Thanxa si anëtar i Gjykates së Lartë, ndersa Tom Ndreca, emër i shumëdebatuar si anëtar i Kolegjit Zgjedhor në procesin e zgjedhjeve te Tiranes ne 2011,  ka marre 71 vota pro. Nga ish-deputetet e së majtes, vetëm Dritan Prifti e ka votuar ate kundër, per emërimin e tij si anëtar i Gjykates së Lartë.

Lulzim Lelcaj eshte emeruar ne KLD me 71  vota pro, ndersa me i votuari ka qene Fatos Lulo, i cili emerohet anetar i Gjykates Kushtetuese.

Ai ka marre 74 vota pro, pasi per te kane votuar edhe dy deputete te LSI, Vangjel Tavo e Lefter Koka. Dekreti i Fatos Lulos ishte me i perfoluri pasi ai mbivendosi nje tjeter dekret te ish-presidentit Topi, i cili ne kete post kishte dekretuar nje tjeter gjyqtar, Artan Hoxhen. Por, ai nuk u hodh asnjehere ne votim, duke krijuar precedentin e mbivendosjes se dekreteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA