Emri i 26-vjeçarit Tamerlan Tsarnaev ishte shtuar në bazën e të dhenave të terrorizmit, 18 muaj më parë me kërkesë të CIA-s.
Zyrtarët i thanë medias amerikane se ai u perfshi në të ashtuquajturën “Lista e Indentiteteve Terroriste” me kërkesë Agjensisë Qendrore te Inteligjences. Të dhenat përfshijnë 745 mije emra dhe individet e përfshirë aty nuk jane domosdoshmerisht ne listen e vezhgimit per terrorizëm.
Autoritetet ruse paralajmëruan homologët amerikane për aktivitetet e Tamerlan Tsarnaev, familja e te cilit ka origjinen nga Republika e trazuar e Cecenise. Gjashtë muaj përpara se CIA të kërkonte perfshirjen e 26 vjecarit ne kete liste, FBI u kërkoi ruseve më shumë informacion, për Tamerlan Tsarnaev por nuk mori asgje dhe vendosi te mbylle hetimet.
Autoritetet me heret thane se shërbimet secrete amerikane nuk kishin asnje informacion për kërcënimin me bomba në maratonën e Bostonit me 15 prill. Pas nje raportimi me dyer te mbyllur ne Komisionin e Sherbimeve Sekrete të mërkuren, kongresmeni demokrat, Dac Rapërsberger tha se FBI nuk mund të fajësohet. Ai gjithashtu tha se “bombat u shperthyen me nje mjet te ngjashem me çelesin qe përdoret për të hapur deren e garazhit”. 19-vjeçari Xhokar Carnajev u plagos gjate operacionit te policise amerikane dhe ende ndodhet ne spital ne gjendje jo të mirë shëndetesore. Ai u gjet i fshehur në një barke, brenda nje prone private ne UotërTaun, Masacusets.
Fillimisht zyrtarët amerikane thanë se ai kishte shkembyer zjarr me policinë për më shumë se nje ore, përpara se të kapej. Por Asoshiejtid Press citoi dy zyrtare, te cilet thane se Djohar Tsarnaev ishte i paarmatosur ne momentin kur ai u kap. Sic raportojne mediat ruse, te enjten pritet te mberrijne ne Shtetet e Bashkuara dy prinderit e vellezerve Tsarnaev; i ati Azor dhe e ema Zubeidat.
Top Channel