Në një gjurme nga më panoramiket në vend, Rruga e Arbrit, e lidh Tiranën
me Peshkopinë, në verilindje të vendit, në një gjatësi prej 76
kilometrash.
Rruga është ende në ndërtim, por më shumë se gjysma e gjatësise së saj është hapur edhe në pjesën më të vështirë të saj, në tunelin e Qafë Murrizit. Kryeministri Sali Berisha, i cili inspektoi punimet deri ne vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, jo vetem e cilesoi Rrugen e Arbrit si rrugen e dyte e kombit, por dha edhe nje afat preciz per kohen kur ajo do te perfundoje, bashke me Boshtin e Jugut, qe kalon kryesisht ne qarkun e Beratit.
“Rruga është një vepër e kushtueshme, por jetike për shqiptarët, jo vetëm për qytetarët e Peshkopisë dhe të Bulqizës, por edhe të Dibrës dhe shqiptarët e Maqedonisë. Rrugën e Arbrit dhe Boshtin e Jugut, Qeveria i ka dy përparësitë absolute për t’i përfunduar gjatë 2 viteve të para të mandatit të ardhshëm, sepse që të dyja po ndërtohen”, tha Berisha.
Berisha: Askush nuk e beson një burre që vetëm gënjen
Kryeministri Berisha nuk la pa permendur se rruga e Arbrit eshte edhe nje premtim i bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama gjate nje takimi me banore te qarkut te Dibres.
“Po në qoftë se projekti i rrugës së Arbrit vërtetë të dukej një projekt për t’u mbështetur, me çfarë morali detyrove deputetët e tu që të votojnë kundër buxhetit të kësaj rruge? Unë jam këtu për t’i thënë se dobësia më ekstreme e burrit është gënjeshtra. Ne Peshkopi u thote se ju ka harruar Berisha fare, shkon ne Berat dhe u thote se ai vetem per veriun mendon. Eshte nje rrenacak i kalibrit me te deformuar”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha i beri thirrje kundershtarit te tij politik Edi Rama, qe, gjate kohes se mbetur deri ne zgjedhje te tregohet serioz kur komunikon me shqiptaret, te cilet , sic thote Kryeministri, nuk mund te genjehen as nga premtime boshe dhe as nga aleancat e reja elektorale te zotit Rama. Kryeministri nuk ngurroi ta cilesoje si te diskretituar koalicionin e majte, qe sipas tij, do te dale serish humbes, pavaresisht bashkimit me LSI-ne dhe 40 partive te tjera te regjistruara ne aleancen e majte.
“Ne histori elektorale ai ka 1/3 e forcave politike qe ishin ne 2009 dhe ne te gjitha perllogaritjet ai del humbes. Bashke me Ilir Metën. Sigurisht bashke me te. Edhe ne enderr fitoren nuk e shohin dot. Aleanca e tij eshte vertete nje aleance e diskretituar qe ne fillimin e saj”, tha Berisha.
Top Channel