Automjeti i një efektivi të policisë së Vlorës është djegur qëllimisht
sot. Mjeti ishte parkuar prane konvikteve te universitetit te Vlores ku
ndodhet edhe banesa e policit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit të zjarrëfikës për të shuar vatrën e zjarrit, nderkohe është ngritur grupi hetimor dhe mendohet se automjeti është djegur me benzine.

Dyshohet se makina është djegur për shkak të detyrës së punonjësit të policisë.

Top Channel