Dy vite burg dhe heqja e te drejtes se ushtrimit te profesioneve si
drejtues ka qene denimi i kerkuar nga Prokuroria e Korces per
ish-drejtorin e Qendres Kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi.
Mbi Topin rendon akuza per vepren penale te shperdorimit te detyres ndersa ne seancen e zhvilluar prokurori i ceshtjes Elsion Sadikaj ka paraqitur edhe konkluzionet e hetimit per te pandehurin Vladimir Topi. Sipas organit te akuzes eshte vertetuar se vjedhja e pikturave nga Galeria e Arteve nuk eshte bere nga persona te jashtem, por nga persona te brendshem, ndersa eshte vertetuar gjithashtu se pjesa me e madhe e pikturave jane vjedhur gjate vitit 2011.
Akuza duke i kerkuar gjykates te marre ne shqyrtim edhe faktin qe ish-drejtori Topi ka krijaur kushte te favorshme personave per vjedhjen e pikturave,fati i te cilave nuk dihet ende.Seanca eshte shtyre per nje date tjeter pas kerkeses se mbrojtjes per kohe ne menyre qe te paraqese konkluzionet e saj.
Top Channel