Sulmi i Bostonit, merren në pyetje prindërit e vëllezërve

24/04/2013 00:00

Zyrtarët amerikanë udhëtuan drejt Republikës ruse të Dagestanit për të
marrë në pyetje prindërit e të dyshuarve për sulmin me bomba në
maratonën e Bostonit.

Dy vellezerit Tsarnaev jetuan per nje periudhe të shkurtër në Dagestan dhe 26-vjeçari Tamerlan qe u vra gjate operacionit të se premtes, e vizitoi këtë vend, në vitin 2012. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë më shumë informacion për viziten apo nese ai u frymezua atje për idete e tij ekstremiste.

Prinderit e tyre; i ati, Anzor dhe e ema Zubeidat Tsarnaev besojne se dy djemte e tyre jane te pafajshem. Cfare ndodhi-sipas tyre- eshte nje plan i forcave te sigurise amerikane.

Te marten, ne Dagestan mberriti nje delegacion i Ambasades Amerikane ne Moske. Komunikimi me prinderit –sic raportohet- zgjati deri ne oret e vona te mbremjes. Mbetet e paqarte se cilët i kryejne intervistat, por sipas nje zyrtari te ambasades amerikane; “FBI po merr ndihme nga qeveria ruse ne hetimet për sulmin me bomba ne maratonën e Bostonit”.

Ministri i Brendshem i Dagestanit-sic raporton agjensia e lajmeve Interfaks- mohoi qe vellai i madh, Tamerlan Carnajev u be pjese e ekstremizmit islamik, gjate kohes qe qendroi ne republiken ruse.

Ai tha se “akuzat  janë një përpjekje për te hedhur pergjegjesine sepse nuk ka asnje material qe verteton lidhjet e tij me “bandite” në rajon”. 19-vjeçari Djohar Tsarnaev ndodhet ne spital me plage serioze dhe akuzohet nga prokuroret federale për përdorimin e nje arme te shkaterrimit ne mase dhe demtimin e qellimshem te prones, qe sollen për pasojë vdekje. Nese shpallet fajetor ai mund te denohet me vdekje. Ne Shtetet e Bashkuara, tre pyetjet jane bere dominante dhe jane pikerisht keto qe i drejtohen agjensive amerikane te zbatimit te ligjit; Perse nuk u ndermorr asnje veprim pas vitit 2011 kur Tamerlan Carnajev u mor ne pyetje? Perse ai nuk u cilesua si kercenim, duke iu referuar shfletimit te mesazheve ekstremiste ne internet dhe perse autoritetet nuk ishin te informuar për vizitën e tij në Rusi në vitin 2012?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA