Rreziku i konfliktit sirian për Europën

24/04/2013 00:00

Kreu i agjencisë së Anti-terrorit në Bashkimin Europian lëshoi alarmin se shumë europianë po luftojnë në krah të rebelëve në luftën civile që ka përfshirë Sirinë.

Gilles de Kerchove deklaroi për BBC se mendohet që numri shkon përtej 500 të rekrutuarve, pjesa më e madhe nga Britania, Franca, Holanda dhe Irlanda. Sipas tij rreziku që ky kontigjent të bjerë në kontakt me celula të Al Kaedas është i madh.

De Kerchove ka lëshuar alarmin se me rikthimin e tyre në Europë ekziston rreziku që ata mund të jenë radikalizuar dhe të ndërmarrin sulme terroriste.

“Jo të gjithë ata janë radikalë, por një pjesë e tyre mund të radikalizohen e trajnohen nga Al Kaeda. Ky është një kërcënim serioz kur ata të rikthehen në Europë”, thotë De Kerchove.

Agjencitë e inteligjencës nëpër vendet e Bashkimit Europian po mundohen të zbardhin mënyrën e rekrutimit të europianëve në konfliktin sirian, ndërsa në Holandë është rritur niveli i i gatishmërisë së këtyre agjencive për kërcënimet potenciale që mund të përbëjnë personat e rikthyer nga konflikti sirian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA