OKB, raportuesi i torturave, i zhgënjyer nga Bahreini

24/04/2013 16:55

Raportuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për torturën shprehu “zhgënjimin e tij të thellë”, me vendimin e Bahrainit për të shtyrë për një afat të pacaktuar vizitën e tij në vend.

Duke përdorur fjalë të ashpra, Juan Mendez akuzoi qeverinë e Bahreinit se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë, për anullimin e afërt të inspektimit të tij.

Agjensia e Lajmeve e Bahreinit informoi këtë të mërkurë se bëhet fjalë vetëm për një “shtyrje afati”, por raportuesi theksoi se në të vërtetë është një “anullim i mirëfilltë”.

I drejtuar nga një mbret aspak popullor me prejardhje sunite, Bahreini, ku popullsia në shumicë është shiite, prej gati dy vitesh përjeton një paqëndrueshmëri politike, të karakterizuar nga shtypjet e dhunshme të lëvizjeve pro-demokratike nga forcat e sigurisë në vend, me një bilanc prej të paktën 50 viktimash e qindra të arrestuarish.

Një vend ishullor me 1,3 milionë banorë, Bahreini ndodhet pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Arabisë Saudte.

Falë rezervave të naftës, vendi ka një standart të lartë jetesë, por kjo nuk e ka ndihmuar që të shmangë përfshirjen në vorbullën e “Pranverës Arabe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA