
Xhezair Zaganjori do të drejtojë Gjykaten e Lartë, duke zëvendësuar në
këtë detyrë zonjën Shpresa Becaj, së cilës i përfundoi mandati 9-vjeçar
në këtë gjykatë, pasi ishte emëruar në të, në 2004 dhe u dekretua në
krye të kësaj gjykate nga ish-presidenti Bamir Topi në vitin 2008.
Zoti Zaganjori eshte dekretuar si kryetar i Gjykates se Larte nga presidenti Bujar Nishani, pas pelqimit qe i dha Kuvendi, si anetar i kesaj gjykate.
Zoti Zaganjori thote njoftimi ka bere betimin perpara trupes se Gjykates se Larte. Por bashke me dekretin e emerimit te kryetarit te Gjykates se Larte, presidenti Nishani ka nxjerre edhe nje tjeter dekret per emerimin e nje anetari te Gjykates Kushtetuese.
Ai eshte Fatos Lulo, emri i te cilit pritet te shkaktoje polemika pasi nuk ka pasur vakanca ne Gjykaten Kushtetuese.
Dekreti per anetarin e Gjykates Kushtetuese, eshte nxjerre nga ish-presidenti Bamir Topi dhe mbante emrin e gjyqtarit Artan Hoxha. Ky dekret prej kohesh qendron ne sirtaret e Kuvendit dhe priste te hidhej per votim . Por ai nuk shkoi asnjehere ne seance.
Ndryshe nga sa presidenti Nishani pati deklaruar se do te respektonte dekretin e paraardhesit te tij Topi, ai dekretoi nje emer tjeter per ne Kushtetuese. Kete mbivendosje te dekreteve, kryetari i shtetit e argumenton me nje shkrese te nisur nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Ne njoftimin e presidences thuhet se “Me shkresën nr. Prot. 824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës”.
Pikerisht ne kete shkrese te dy diteve me pare te kreut te Kuvendit ka mbeshtetur nxjerrjen e nje dekreti te ri mbi nje tjeter ekzistues presidenti Nishani.
Top Channel