Korçë, pranga të moshuarit, kanosi të miturin

24/04/2013 00:00

Një i moshuar është arrestuar nga policia e Korçës me akuzën e kanosjes ndaj një të mituri.

Shtetasi Përparim Emin Beqiraj, 71 vjet banues në lagjen 5 Korcë u arrestua, sepse ne oren 13.00 te se martes, duke qene ne gjendje te dehur ka hyre ne ambientet e shkolles 9-vjecare “Nuçi Naçi“ dhe ka tentuar per te kanosur pa motiv me sopate nxenesin me inicialet A.T.

Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar sopata. Veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te ftohta”. Sipas te dhenave femija nuk ka marre demtime nga ky sulm pasi ka arritur t’i shmanget agresorit.

Top Channel