Kinë, përleshje me policinë, 21 të vdekur

24/04/2013 00:00

Përleshjet mes banorëve lokalë dhe policisë në provincën veri-perëndimore të Xinjiangut në Kinë kanë shkaktuar të paktën 21 të vdekur.

Lajmi njoftohet nga autoritetet kineze të cilat saktësojnë se viktimat u regjistruan ditët e fundit gjatë një operacioni të policisë për mbledhjen e armëve në zonë. Banorët lokalë kanë refuzuar dorëzimin e tyre dhe kanë rezistuar kundër policisë.

Autoritetet lokale njoftojnë se 15 prej viktimave janë policë dhe 7 janë anëtarë “të bandave të armatosura që veprojnë në zonë”.

Në këtë provincë të largët kineze janë regjistruar tensionet më të mëdha mes shumicës muslimane të ujgurëve dhe banorëve të etnisë han. Këto incidente kanë kulmuar shpesh në përleshje me armë mes dy komuniteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA