Dënim me pesë vjet burgim për Giovanni Merlino, pronari e fabrikes
Eureco ne Paderno Dugnano, pranë Milanos ku në nëntor të vitit 2010
ndodhi nje shpërthim i madh.

Aksidenti i rëndë shkaktoi vdekjen e katër punëtoreve, dy prej te cileve ishin shqiptare, Leonard Shehu, 37 vjeç dhe Harun Zeqiri, 44 vjeç me origjinë nga Peqini.

Edhe tre ndër të plagosurit më rëndë ishin shqiptare.Mbi pronarin e fabrikës së grumbullimit të mbeturinave industriale solventeve rënduan akuzat per vrasje te shumëfishte pa dashje, per trafik te paligjshem mbetjesh dhe per shkelje te normave te sigurisë në punë.

Sipas hetimeve ai ka qene krejtësisht i ndergjegjshem per mungesat e medha te sigurise ne impiante, ku me sa duket mbetjet e rrezikshme trajtoheshin njelloj si ato te zakonshme, duke sjelle fitime por edhe deme te medha.
Pronari 60-vjeçar i firmes Eureco u arrestua një vit pas ngjarjes sepse mendohej se ai mund te kryeje shkelje te ngjashme penale ne fabrikat e tjera te tij, ku kryhen aktivitete te trajtimi mbeturinash.

Dënimi i dhënë atij në Milano parashikon edhe dëmshpërblime për viktimat dhe gjoba të rënda per demet e shkaktuara komunes dhe institutit te sigurimeve kunder aksidenteve ne pune. Avokati mbrojtes i disa prej viktimave beri te ditur se vendimi eshte i kenaqshem, ndërsa avokati kundershtar beri te ditur se klienti i tij do të apeloje.

Top Channel