David Petraeus me një rol të ri

24/04/2013 03:30

David Petraeus, i cili dha dorëheqjen si drejtor i CIA-s, pas zbulimit të një marrëdhënieje jashtëmartesore, është emëruar si një profesor i jashtëm në kolegjin Macaulay të Universitetit shtetëror të New York-ut, ka bërë të ditur kancelari i shkollës, gjatë ditës së martë.

Petraeus do të nisë detyrën e tij të re në gusht, konfirmoi kancelari Matthee Goldstein, por universiteti nuk dha informacione specifike se çfarë do t’u mësojë Petraeus studentëve.

Në një deklaratë, gjenerali i tërhequr i Ushtrisë theksoi se ai do të kryesojë një seminar ekonomik. “Po përpiqem të udhëheq një seminar në Macaulay, i cili shqyrton zhvillimet që mund të pozicionojnë Shtetet e Bashkuara, si dhe partnerët tanë amerikano-veriorë, si liderë të botës në këtë periudhë krize ekonomike globale”, tha ai.

Petraeus, i cili më parë ka drejtuar operacionet luftarake në Irak dhe Afganistan, dha dorëheqjen nga posti i tij te CIA gjatë nëntorit.

Ai u dorëhoq për shkak se u zbulua se kishte patur një lidhje jashtëmartesore me biografen e tij, Paula Broadwell, një ish e diplomuar në West Point, e cila kaloi muaj të tërë duke studiuar lidershipin e gjeneralit të forcave amerikane në Afganistan.

Marrëdhënia doli në dritë gjatë hetimeve të FBI-së për e-mail-et “xheloze” të Broadwell, që sipas raportimeve u ishin dërguar një tjetër gruaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA