
Kryeministri Sali Berisha deklaron se në këtë prag zgjedhjesh duhet t’u
krijohen mundësi emigrantëve shqiptarë, që të votojnë në vendet ku ata
jetojnë dhe punojnë.
Qeveria ktheu ne vendime dy propozime te tjera te ardhura nga qytetaret gjate bashkebisedimeve te tij ne keto javet e fundit.
Njeri prej tyre ka te beje me caktimin e nje afati te ri per rivleresimin e banesave nen pronesine e emigranteve, pasi ata jane ankuar se nuk perfituan dot gjate periudhes se veprimit te ligjit te aministise. Afati i ri perkon me periudhen e veres, kur jane edhe zgjedhjet, por sipas Kryeministrit Berisha ky vendim nuk ka per qellim perfitime elektorale.
Kryeministri thote se ndikim ne zgjedhje do te kishte dhenia e te drejtes se emigranteve per te votuar, e drejte qe sipas tij, u eshte mohuar gjate 8 viteve nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Sali Berisha i beri thirrje Edi Rames te vendosin se bashku per t’u dhene emigranteve te drejten e votimit.
“Çlirohu nga fobitë dhe ta vendosim që të enjten ose ditën e hënë, në Parlament dhe përgjegjësinë e merr Qeveria, nëse ajo nuk krijon kushtet që ata të votojnë aty ku janë. Teknologjitë e avancuara bëjnë të mundur votimin me të njëjtën siguri sistemi të vëllezërve dhe motrave, të cilët janë aksionerë ndër më kryesorët në këtë vend, me financimet që u kanë bërë familjeve. Nuk duhet të kesh frikë nga vota e shqiptarëve”, tha Berisha.
Qeveria vendos: Para në dorë fermerëve sipas sasise së prodhimit
Vendimi tjeter i Qeverise ishte shnderrimi ne ligj i kerkeses se fermereve per te subvencionuar me para ne dore tvsh-ne per prodhimet e tyre, pasi keshtu, sipas kryeministrit subvensionimi i TVSH-së shkon direkt tek fermeret, duke shmnagur abuzimet e skemes se vjeter dhe duke nxitur rritjen e prodhimit.
“Rruga më e drejtë, më e ndershme dhe më e sigurt është heqja e TVSH-së për fermerët dhe akcizës për naftën është dhënia në dorë e parave fermerëve në përputhje me atë që ata kanë shfrytëzuar, me sasinë e plehut kimik që kanë përdorur në parcelë, me naftën që kanë përdorur për punimin e saj apo ngrohjen e serës e me radhë. Jam shumë i bindur se kjo do të jetë një mbështetje e fuqishme, jam shumë i bindur se ky do të jetë një inkurajim i madh për investimet në bujqësi dhe agrobiznes. Qëllimi ynë është të mbështesim fuqishëm bujqësinë shqiptare”, thotë Berisha.
Top Channel