Shembja e një pallati 8-katësh në kryeqytetin e Bangladeshit ka shkaktuar të paktën 70 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Lajmi njoftohet nga agjencia shtetërore e lajmeve në kryeqytetin Dhaka. Imazhet e para nga vendngjarja tregojnë grupe të mëdha njerëzisht në përpjekje për të nxjerrë nga rrënojat personat e mbetur nën rrënoja.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit është përfshirë edhe ushtria. Në ndërtesën 8-katëshe ndodhej një fabrikë përpunimi veshjes, një bankë dhe dhjetra dyqane, përvec pjesës së banesave. Shembja e saj ndodhi në orët e mëngjesit, pak pas nisjes së orarit zyrtar të punës.
Shembjet e godinave në Bangladesh janë të shpeshta duke u marrë jetën dhjetra personave cdo vit. Faji për këtë është ndërtimi i tyre në kundërshtim me të gjitha rregullat.
Top Channel