Ashtu siç pritej, Fryma e Re Demokratike do të garojë e vetme në 23 qershor. Menjëhere pas ketij vendimi unanim të kryesise së kesaj partie, kryetari Bamir Topi pohon për “Top-Channel” se nuk pati tundime për koalicion me dy partite e mëdha, të cilat i bën bashkëpergjegjëse për situatën.

Duke përsëritur vazhdimisht se FRD është parti e qendres së djathtë, spektër të cilit PD iu drejtua me ftese publike për bashkim, Topi konfirmon se këtë e ka dëgjuar vetëm përmes medias.

”Nuk ka pasur asnjë fyesë zyrtare dhe natyrisht, vendimtarja e kryesisë merr në konsideratë atë qëndrim parimor që Fryma e Re Demokratike ka mbajtur prej kohësh”, deklaroi zoti Topi.

Në orët e fundit të afatit zyrtar për regjistrimin e koalicioneve, kreu FRD-së përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me një tjeter parti që nuk është përfshirë në dy koalicionet e mëdha, Aleancën Kuqezi.

”Ne nuk jemi për zgjidhjet e minutës së fundit, jemi një parti me parime të qëndrueshme dhe tani që jemi pas mbledhjes së kryesisë, nga ky moment jemi të orientuar për të konkurruar të vetëm”, shtoi ish-presidenti.

Megjithe vetedijen se kodi zgjedhor favorizon koalicionet e gjera dhe penalizon ato parti qe nuk perfaqesohen me komisionere, Bamir Topi beson se gjithsesi deformimi i votes nuk do te eklipsoje mbeshtetjen qytetare te FRD-se, e cila perjashtoi bashkepunimet parazgjedhore, por jo ato paszgjedhore.

”Në funksion të asaj situate post-factum pas zgjedhjeve, ne do të punojmë në çdo rrethanë për interesat e Shqipërisë, pra do të jemi një parti parlamentare dhe do të kemi synime të qarta, një politikë moderatore e aspak konfliktuale”, shpjegoi kryetari i FRD-së.

Me vendimarrjen e kryesise, Topi thote se FRD do te intensifikoje fushaten e takimeve me aleatet e vetem te kesaj partie, qytetaret, interesat e te cileve ai zotohet se do te mbroje gjithmone, pa dallime, pavaresisht se pyetjes nese do te jete ne krye te listes se Tiranës, Bamir Topi i jep nje pergjigje afirmative.

”Me sa duket po, unë kam lindur dhe nuk jam ndarë asnjëherë nga ambienti i Tiranës, por besoj që nga Tirana do të udhëheq të gjithë fushatën, pasi kjo është një parti kombëtare dhe do të mbrojmë interesat e çdo qytetari kudo që jeton”, përfundoi intervistën e tij Topi. 

Top Channel