Boris Tadiç ish-president i Serbisë i shquar për frymën e tij pro
europiane ishte pjesëmarrës në konferencën e Partive Socialiste
Europiane në Shkodër.

Ky ishte komenti i zotit Tadiç pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

“Eshtë shumë e rëdësishme jo vetëm për partitë me orientim të majtë por edhe për stabilitetin në Ballkan. Me të vërtetë unë i përgëzoj për atë që kanë bërë”, u shpreh Tadiç.

Top Channel e pyeti zotin Tadiç si e shikon ai marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit. “Eshtë duke shkuar mirë.Shpresoj që do të implementohet kjo është e rëndësishme”, theksoi Tadiç.

Por Tadiç ngurron të pohojë se kush përfitojë më shumë prej kësaj marrëveshje. “Nuk dua të them se kush ka dalë i fituar apo kush është duke shpallur fitoren. Ajo që merr rëndësi lidhet me të kuptuarin e njëri-tjetrit”, theksoi Tadiç.

Top Channel