Popullsia e Spanjës ra vitin e kaluar për herë të parë në dekada, për shkak se emigrantët braktisën vendin si pasojë e krizës së rëndë ekonomike.
Instituti Kombëtar i Statistikave deklaron se numri ra me 206 mijë njësi, një shifër e përbërë tërësisht nga të huajt, në 47.1 milionë banorë.
Rënia më e madhe u regjistrua nga emigrantët nga Ekuadori dhe Kolumbia. Shifrat nuk marrin parasysh spanjollët që janë larguar por që janë ende të pranishëm në census.
Agjencia e statistikave regjistroi rënien e parë të popullsisë që prej censusit zyrtar në fillim të viteve ’90.
Edhe pse numri i vendasve u rrit në vitin 2012 me 10 mijë njësi, shifra ishte shumë herë më e vogël krahasuar me atë të 216 mijë rezidentëve të huaj.
Shifrat tregojnë se zgjatja e krizës ekonomike ka shkaktuar një lloj reçesioni ndaj rritjes së shpejtë të popullsisë në dekadën para fillimit të krizës në vitin 2008.
Niveli i lartë i papunësisë ka detyruar shumë emigrantë nga Amerika e Jugut dhe Europa lindore që të braktisin vendin.
“Spanja nuk është më një vend tërheqës për shkak se nuk ka punë”, ka deklaruar Albert Esteve nga Qendra për Studimet Demografike, me qendër në Barcelonë.
Top Channel