Kapet “terroristi” i pornografisë
23/04/2013 00:00
Policia në Nikaragua arrestoi amerikanin 31-vjeçar Erik Xhastin Toth,
një prej 10 më të kërkuarve të FBI-së, i akuzuar për prodhimin e
pornografisë të të miturve.
Emri i tij ishte ai qe zevendesoi Osama bin Ladenin, ne prill te vitit 2012. Toth ka qene mesues ne nje shkolle fillore ne Uashington DC, kur u akuzua ne vitin 2008 se mbante dhe ruante materiale pornografike.
FBI pasi e shtoi emrin e tij ne listen e me te kerkuarve ofroi 100 mije dollare shperblim per informacione qe do te conin ne arrestimin e tij. Ne listen e personave me te kerkuar te FBI-se jane ata qe dyshohen per perfshirje ne krime te dhunshme apo terrorizem.
Top Channel