Pakistani sulmon 22 lokacione në Afganistan, 274 anëtarë talebanë të vrarë, Kabuli bën thirrje për dialog
Më shumë se 20 persona mbetën të vrarë në përplasjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve arabë-sunitë në protesta të ndodhura në veri të Irakut, lajmëruan të martën mediat ndërkombëtare.
Dhuna shpërtheu kur forcat e sigurisë bastisën një kamp anti-qeveritar në Havija, pranë Kirkukut.
Dy ministra sunitë paraqitën dorëheqjen e tyre në formë indinjimi për incidentin e ndodhur.
Kjo është përplasja më serioze midis forcave të sigurisë dhe protestuesve sunitë në muajt e fundit.
Ndonëse dhuna në Irak është larg niveleve kulmore të 2007-s, tërheqja e vitit të shkuar e forcave amerikane dhe koalicionit nga vendi, nxiti një luftë të përgjakshme fetare në vendin e përzjerë midis sunitëve, shiitëve dhe pakicave të tjera fetare.
Sipas protestuesve, qeveria e kryeministrit Nouri al-Maliki diskriminon popullsinë sunite, por Bagdadi zyrtar përgënjeshtron, duke i konsideruar protestuesit si të infiltruar nga militantët islamikë.
Top Channel