Bombëvënësit ishin të vetëm

23/04/2013 00:00

Djohar Tsarnaev, i dyshuari i sulmit me bomba në maratonën e Bostonit u
tregoi hetuesve se “forca drejtuese” ishte i vëllai, Tamerlan dhe prapa
tyre nuk ka asnjë grup terrorist. 

Gjigandi mediatik, CNN citon burime te qeverise amerikane, të cilët thane se  “intervistat paraprake me Carnajev tregojnë se vellezërit me origjinë nga Cecenia pervetesuan klasifikimin “xhihadist te te vete-radikalizuar”.

I plagosuri apo “i dyshuari numër 2”, që ndodhet në spitalin e Bostonit tha se vellai i tij i madh, Tamerlan i vrarë të premten kishte një qëllim të vetem; “të mbronte islamin”.

19-vjeçari akuzohet për përdorimin e armeve si dhe ishte pjese e nje komploti me nje armë të shkatërrimit në masë ndërsa një tjetër akuzë është ajo e “shkatërrimit të qëllimshëm të pronës”. Gjatë marrjes ne pyetje, Carnajev u përgjigj kryesisht duke tundur kokën si dhe ka mundur te thote “jo” kur u pyet nese do te zgjedhe nje avokat.

Siç raporton CNN, hetuesit kane hyre shpesh ne dhomen ku ndodhet 19-vjeçari Carnajev dhe ata synojne te marrin keto përgjigje; a ka bomba të tjera, objekte shpërthyese apo armë, vec atyre të zbuluara nga policia? A ka njerez te tjere te perfshire ne sulmet e Bostonit. Motivi i sulmit me bomba, në ditën e evenimentit me te rendesishem sportiv në kryeqendren e Masachussets- mbetet ende e paqarte, pavaresisht akuzave të ngritura kunder te dyshuarit Xhokar Carnajev. Ai mund te denohet me vdekje nese shpallet fajetor për secilën nga akuzat. Ndërkohe zyrtarët e sigurise do të përballen me senatoret, në një séance degjimore, për të mësuar nese FBI nuk përdori sic duhet, informacionin për 26 vjecarin Tamerlan Carnajev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA