Berisha: Opozita bllokoi tre ligjet

23/04/2013 00:00

Gjatë një bashkëbisedimi me nxënës në komunën e Petrelës në Tiranë,
Kryeministri Sali Berisha foli edhe për përfitimet që do të kishte patur
Shqipëria nga marrja e statusit të vendit kandidat.

Por ai pohoi se ishte bllokimi që opozita i bëri miratimit të tyre, që solli mosmarrjen e këtyre përfitimeve.

“Ne bëmë gjithçka për statusin e vendit kandidat dhe ia dolëm që reformat tona të lejojnë marrjen e statusit të vendit kandidat. Komisioni i pa të gjitha këto dhe rekomandoi se Shqipëria ka plotësuar kushtet, por deklaroi të votohen tre ligjet. Qëllimi i saj ishte që Qeveria dhe opozita me votimin së bashku të këtyre tre ligjeve u dëshmonin shqiptarëve vullnetin e tyre për integrim, por ndërkohë edhe opozita merrte kreditë e veta duke votuar këto tre ligje. Opozita në vend se ta përdorte këtë për t’u angazhuar në mirësi ndaj qytetarëve, opozita e përdori të kundërt, nuk votoi tre ligjet. Interesat më të ngushta dhe të paimagjinueshme, shtynë bllokimin e tyre. Sigurisht fitimi është shumë i madh, po të ishin votuar ligjet”, tha Berisha.

Top Channel